E diel, 19 janar 2025
  • Vajzat VIP që krijuan trendet e vitit që po shkon

    Ndryshimi i look-ut te vipat, bëhet thuajse gjithmonë trend në masë. Me zbutjen e masave nga COVID-19, shumë prej vipave filluan të luanin me look-un e tyre, duke eksperiementuar me flokët.

    Për disa, kjo nënkuptonte eksplorimin e ngjyrave të reja si të kuqe e ndezur dhe kafe e errët, ndërsa disa prej tyre zgjodhën të hiqnin dorë nga ngjyrat e ndezura për të pasur ngjyrën natyrale të flokut të tyre. Të tjerë vendosën të ndryshojnë modelin e flokëve duke provuar gërshetat ose flokët kaçurrela, një model i cili ka “pushtuar” internetin kohët e fundit.

    Kur bëhet fjalë për transformimet e ngjyrave të flokëve për vitin 2021, Billie Eilish kryeson listën. Gjatë verës, këngëtarja ndryshoi ngjyrën nga jeshile dhe e zezë në bionde. Kohët e fundit, ajo i ndryshoi përsëri, duke i lyer flokët në ngjyrë kafe, ashtu si Ariana Grande.

    Ndërsa supermodelja Bella Hadid, ka guxuar shumë duke i lyer flokët në ngjyrë të kuqe të çelur. Modelet e prerjeve të flokëve që kryesuan këtë vit ishin ato të Kourtney Kardashian dhe Willow Smith. Ndërsa Rihanna dhe Cardi B, kanë zgjedhur t’i presin flokët me baluke.

2 / 8