E enjte, 16 janar 2025
  • Pesëqind raketa Javelin dhe "mijëra sisteme tjera kundërblindë"

    Raketat Javelin, të prodhuara në SHBA, tashmë janë përdorur gjerësisht kundër autoblindave ruse, në luftën në Ukrainë.

    Arma mundëson sulme "qëllo dhe harro" nga një largësi prej 2.6 kilometrash. Në këto sulme, raketa udhëton drejt objektivit të caktuar, që do të thotë se luftëtarët mund ta lëshojnë atë dhe menjëherë të strehohen.

    Një hedhës dhe raketë kushton 178,000 dollarë, sipas buxhetit të vitit 2021 të Pentagonit.

2 / 11