Fotografi Meriton Dajakaj ka realizuar një fotografi të mahnitshme në Shalën e Bajgorës. Bjeshkët duken të mahnitshme në këtë fotografi, që duket si një panoramë./BS/
Ura ”Golden Bridge”, afër qytetit të Da Nang-ut, në Vietnam. Ura mbahet nga dy duar dhe është me një gjatësi rreth 150 metra. Duart janë 24 metra me 13./BS
Në Rezallë të Skenderajt, sot janë rivarrosur mbetjet mortore të shtatë personave, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë më 1998-99. Në ceremoninë e rivarrimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti./BS
Një pamje madhëshorte është treguar nga një pjesë e Sidnei, kryeqytetit australian. Deti, gjelbërimet e ndërtesat e bukura i japinë hijeshinë këtij qyteti të rrallë./Bota sot
Një femër, që është ngjitur në Majën e Ujezës, e lartë 1822 metra. Fotografia e realizuar nga “Kosovo Mountain Club”./BS
Vizitorët duke ecur nëpër një shesh kryesor të panairit monumental "Expo 2020", më 1 tetor. Panairi është hapur në Dubai. Fotografia e realizuar nga Karim Sahib – AFP./BS
Ju duhen vetëm 2 mace dhe buzëkuqi me ngjyrën e duhur për të parë ngjashmëritë ndërmjet një djali dhe një vajze. Ju mund të shfaqni krijimtarinë tuaj kudo, në çdo kohë dhe nuk keni nevojë për shumë...
Provinca Buenos Aires, Argjentinë- Ekipet e shpëtimit e shtyjnë një balenë të plakur të bllokuar në det, në Lucila del Mar./Mundo Marino/Reuters/Bota sot
Bjeshkët e Rugovës njihen për bukurinë e mahnitshme dhe ajrin e pastër. Ato tërheqin vizitorë të shumtë. E Hiking Njeri ka sjellë një panoramë nga Hajla, Rugovë, të realizuar gjatë vikendit. Fotografinë e kanë...
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një lokal në qendër të Prishtinës. Policia dhe zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin. Fotografia e realizuar nga REL./BS
Ecje në Majën e Mariashit, në lartësi prej 2533 metrash. Fotografia e realizuar nga ekipi i “Kosovo Mountain Club”./BS
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë vendosur sot në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Vendosja e tyre po bëhet për t’i dhënë fund bllokimit të dy pikave kufitare,...
Panoramë nga Guri i kuq, në Rugovë të Kosovës. Fotografia e realizuar nga ekipi i “Hiking njeri”./BS
Pamje mahnitëse nga Maja e Ujezës, e lartë 1822 metra. Fotografia e realizuar nga “Kosovo Mountain Club”./BS
Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës mbi një autoblindë, në Jarinjë, më 27 shtator. Fotografia e realizuar nga Laura Hasani, Reuters./BS
Sot është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos, dedikuar ekipit të xhudos "Ippon". Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Ata kanë pozuar duke...
Me mbështetjen e instruktorëve të forcave britanike, pas një muaji stërvitje sistematike, me sukses të madh, u çertifikua edhe grupi i dytë të kursantëve, në kursin e Xhenierisë Luftarake, sipas konceptit të forcave britanike...
Avionë të ushtrisë serbe u panë të dielën, më 26 shtator, pranë pikëkalimit kufitar të Jarinjës. Rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara që nga...
Kur flitet për veshje klasike dhe të pandashme nga garderoba është në krye të listës edhe këmisha e bardhë. Ajo vjen në prerje të ndryshme dhe kombinohet me çdo gjë, madje mund të quhet pasaporta e kombinimeve. Nuk ke...
“Bukuria e Liqenit të Batllavës, nga një perspektivë ndryshe”. Ky është përshkrimi që fotografi Meriton Dajakaj i ka bërë kësaj fotografie të mahnitshme të shkrepur te Liqeni i Batllavës. Liqeni, malet, dielli, ylberi...
Është publikuar një fotografie rrallë e Ukshin Hotit, veprimtarit, aktivistit, profesori dhe politikanit të njohur shqiptar, me datë 28 Shtator 1985, në Kërçovë. Fotografinë e ka publikuar Fisnik Jashari në rrjete sociale./BS/
Fotografi Sefer Aliqkaj ka sjellë fotografi nga kufiri në Bërnjak. Ai ka realizuar një fotografi teksa dy policë të Njësisë Speciale duke bërë shqiponjën me duar. Fotografia është publikuar në Facebook./BS/
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë që nga dita e hënë. Kjo për shkak të kontrollimit të zbatimit të reciprocitetit për targat, për automjetet që vijnë nga Serbia. E...
Venice është një nga qytetet më të bukura në Itali. Ai është edhe një nga qytetet turistike që vizitohet nga e gjithë bota. Por si duket Venice në një ditë me shi?/Bota sot
Policia speciale e Kosovës me automjete të blinduara janë fotografuar ndërsa qindra serbë të Kosovës protestojnë kundër ndalimit të qeverisë për hyrjen e automjeteve me targa serbe në Jarinje, Kosovë, 20 shtator 2021....
Një parajsë e vërtetë është në fshatin Okol të Shkodrës. Një bukuri natyrore, gjelbërim e natyrë e bukur e karakterizojnë këtë vend./Granit Temaj/Bota sot
Një pamje nga një fshat përrallor në Zvicër, është publikuar në një faqe interneti. Një kasolle e vogël me gurë, gjelbërim, bjeshkë e pyje të bukura. Fjala është për...
Shpendët e bukur të Divjakës janë kapur nga fotoaparati i fotografit Arian Mavriqi. Kjo fotografi paraqet një bukuri të rrallë në Kosovë./Arian Mavriqi/Bota sot
Ngadalë po futemi në stinën e vjeshtës, e cila na sjell shumë të mira. Ngjyrat në këtë stinë e bëjnë natyrën edhe më magjike. Fotografi Arben Llapashtica ka realizuar një fotografi tejet të bukur në...
Fotografi Bleron Çaka ka sjellë një foto të mrekullueshme nga Rugova. Ai ka realizuar një fotografi të Liqenit të Drelajve, që me bjeshkët përreth dhe diellin lart, duket i mahnitshëm./BS/
Një foto është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, në një veturë të vogël e të vjetër, shihen brenda saj tre burra. Tre burra shqiptar me plisa, janë titulluar si ‘shokët e jetës’./Alban...
Një fshat me shumë gjelbërim dhe shumë ngjyra është ai i Lungern në Zvicër. Disa pamje nga ky fshat janë shpërndarë në mediat sociale. Shtëpi të bukura rreth një liqeni ngjyrë blu dhe më tepër gjelbrim...
Pamje nga festivali më i madh në rajon, “South Outdoor Festival” që në 4 ditë bëri bashkë fansat e aventurave dhe muzikës së mirë. Me mijëra shqiptarë e të huaj shijuan turizmin, traditën, mikpritjen dhe sportet e...
Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave...
Një fotografi e mahnitshme është realizuar nga fotografi Arian Mavriqi, teksa ka kapur perëndimin e diellit. Rrezet magjike të perëndimit i bëjnë bjeshkët të duken si në panoramë, derisa ndahen përmes rrugës gjarpërore....
Policia shqiptare duke patrulluar me biçikleta, nëpër Tiranë. Fotografia e publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook./BS
Mbrëmje fundvere në Shëngjin, Shqipëri. Fotografia e publikuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në Facebook./BS
Pamje e spitalit të shkrumbuar, pas zjarrit në qytetin veriperëndimor maqedonoverior. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë me 9 shtator në Tetovë. Fotografia është publikuar nga Radio Evropa e Lirë./BS/
Bjeshkët e Rugovës njihen për bukuritë e mahnitshme, ujin dhe ajrin e pastër. Nga atje nuk mund të mungojnë as fotografitë e bukura, sikur këtë që e ka sjellë fotografi Blerim Gjoci. Ai ka fotografuar një pamje nga lart, të...
Fotografia Arben Llapashtica ka realizuar një foto të mahnitshme në Shpellën në Radac të Pejës. Ngjyrat e shumta duken të magjishme. Fotografinë e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook./BS/
Nuk ka asgjë si një xhaketë lëkure për të nisur në stinën e vjeshtës. Është një element kryesor për motin kalimtar dhe gjithashtu duket mirë te të gjithë ne. Ka shumë mënyra për ta veshur atë....
Është sezona për tu veshur bukur! Nuk ka qenë asnjëherë në trend të lini veten pas dore, ose të vishni ato gjërat që ka lënë mamaja juaj te tavolina. Është koha te merrni stilin tuaj në dorë dhe të...
Pamje nga Muzeu historik dhe etnografik “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Krujë. Fotografia e publikuar në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Muzeut./BS
Pamje mahnitëse verore nga Kanina e Vlorës, në Shëipëri. Fotografia është publikuar nga mediat shqiptare në rrjetet sociale./BS
Pamje mahnitëse nga Liqeni i Ulëzës në Shqipëri. Fotografia nga Nentor Oseku./BS
Sheshi i zbrazët në Prishtinë, pas shtrëngimit të masave anti-Covid-19 nga Qeveria e Kosovës. Fotografia e realizuar nga Armend Nimani/REL./BS
Policia e Kosovës, duke inspektuar respektimin e masave anti-Covid në Kosovë. Me mijëra qytetarë janë gjobitur këtyre ditëve në Kosovë, si pasojë e mos respektimit rigoroz të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Fotografia...
Reflektimi i natyrës është paraqitur në Liqenin e Kuqishtës në Rugovë. Në këtë fotografi që duket si panoramë, shihet kombinimi i bukur i ngjyrave të natyrës, e kaltra dhe e gjelbra që japin një pamje të...
Një foto të mahnitshme të realizuar nga lart në Prekaz e ka sjellë fotografi Arian Mavriqi. Prekazi legjendar që dha shumë heronj për lirinë e Kosovës, është paraqitur tejet bukur në këtë fotografi. Mavriqi fotografinë...
David Zinn është një ndër artistët që ka tërhequr vëmendje rrugëve të Manhattanit. Vetëm me shkumësa, pa asnjë pajisje tjetër, ai ka zbukuruar rrugët me vizatimet e tij. David ka shpjeguar se sekreti për të...
Shqipëria njihet për plazhet e saj të mahnitshme. Një nga bukuritë përrallore është Ksamili. Në këtë imazh të realizuar nga Murat Esati, shihet perëndimi i diellit në Ksamil, që duket magjik, derisa duket si një...
Një djalë ngjitet në një litarë në afërsi të Malit Elbrus, që gjendet 2.000 metra mbi nivelin e detit. Ky djalë po merr pjesë në festimet për Ditën Shtetërore të Republikës Kbaradino-Balkaria, në Rusi./REL
Automjetet e tipit ASV të dhuruara nga SHBA-ja, shihen në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë më 30 gusht 2021. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete ushtarake....
Se dashuria është e pranishme edhe ndërmjet kafshëve, këtë e dëshmojnë këto foto të realizuara nga fotografi Arian Mavriqi. Ai ka sjellë një përmbledhje fotografish, mirëpo ne zgjodhëm më të bukuren,...
Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar disa foto të një insekti interesant që ndodhet në Kosovë. Ai mban edhe një emër të veqantë, që quhet murgesha. "Ky insekt ne shqip quhet "Murgesha", ndersa emri shkencor Mantis religiosa....
Nëse fokusoheni në shpindën e Drerit ju do të vëreni nje zog të llojit Trishtili i Madh, i cili qëndron lirshëm duke qenë i sigurtë dhe duke mos ndje frikë nga një krijesë dhjetra herë më e madhe se ai. Foto e shkrepur...
Lindjet dhe perëndimet e diellit sjellin pamje të mahnitshme. Afrim Shala ka realizuar një foto të tillë teksa dielli po perëndonte mbi qytetin e Pejës. Pamja duket tejet e bukur./BS/
Perëndimi i diellit mbi Lipjan, mbi vendin më të bukur. Fotografia e publikuar në Facebook nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi./BS
Kosova njihet për bukurinë e saj natyrore. Këtu bën pjesë edhe Liqeni i Tropojës që gjendet në malet e Sharrit dhe njihet për bukurinë e tij. Fotografia është realizuar nga Ardit Mehmetaj./BS/
Gjatë vitit të kaluar në Gjermani ndodhi një fatkeqësi në Gjermani duke lënë të vdekur dy fëmijë shqiptarë. Ata janë varrosur në vendlindjen e tyre, në Kosovë. Babai i tyre, Arif Arifaj ka publikuar një foto nga...