Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, është thellë i pikëlluar me vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona.
Maradona i Kosovës ka thënë se globi ka humbur mbretin e futbollit.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, tandem me kapitenin (të ndjerin) Fadil Vokrri, ka shkruar disa fjalë me zemër të thyer për të madhin Maradonën, që dje ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.
“Rest In Peace my Idol Maradona!
Lamtumirë mbreti i futbollit botëror dhe i të gjitha kohërave. Lamtumirë idoli im”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook!