Me 10 prill të vitit 1983 iu kushtua një shkrim mbretit të futbollit botëror, Diego Armando Maradonës dhe shqiptarit të Kosovës, hendbollistit Petrit Fejzullahu!
Shqiptari nga Kosova krah për krah me Maradonën, me foto një faqe në ballinën kolor të gazetës së njohur.
Komplet faqja e “Sport” ishte me foton e madhe të Maradonës dhe Fejzullahu, me titull në spanjisht : “Nga e verdha të Blaugrana”.
Ballina e gazetës spanjolle "Sport", 10 prill 1983
Maradona luante për Barcelonën (1982-1984) dhe Fejzullahu për klubin e hendbollit Barcelona (1982-1985).
Dy yje të sportit të asaj kohe, që për ta bënin be jo vetëm kataluania dhe Spanja!
Fejzullahu është vëlla i Kaçusha Jasharit, ish kryetare e Komitetit Krahinor të Kosovës në vitet e 80-ta.
“Diego, përgjithmonë”, ka shkruar Fejzullahu në gjuhën angleze në profilin e tij në facebook, duke e publikuar edhe gazetën spanjolle në foto me të madhin Maradona!