Atalanta bëri goditjen e madhe mbrëmjen e të mërkurës duke nderuar futbollin italian me fitoren 0-2 që arriti brenda në Anfield Road përballë Liverpoolit.
Për këtë një meritë të madhe e ka edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, i cili ishte thjeshtë fantastik në qëndër të prapavijës. Ylli i kombëtares sonë dhuroi një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë, duke mos lënë aspak hapësira në zonën e tij në difensive.
Edhe mediat prestigjioze sportive të njohura e vlerësojnë lart paraqitjen e mbrojtësit, me Europsport, që e i vendos notën 6.5 dhe i jep meritat e bllokimit të Mohamed Salah.
“Nota 6.5. Filloi ndeshjen me disa topa të gabuar, por më pas gjeti balancat e duhura edhe në aspektin emocional. Dhe nga ana e tij kalon Salah, por arrin ta kontrollojë mirë”, shkruhet në vlerësimin e Eurosport për Gjimshitin. Shtatlarti shqiptar është kthyer në një lider të vërtetë në mbrojtjen e Atalantës gjatë kësaj periudhe dhe sidomos në dy sezonet e fundit.