Kryetrajneri Ismet Munishi me Ballkanin nga Theranda importuan tre pikë të mëdha nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ballkani e gjunjëzon me rezultat 2:1 Drenicën, në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 3-të, Ermal Krasniqi shënon dhe kalon në epërsi liderin. Në minutën e 29-të, Mirlind Daku, sulmuesi më i mirë në elitë, thellon epërsinë në 0:2.
Ky është goli i 19-të i Dakut dhe kryeson bindshëm listën e shënuesve.
Në minutën e 80-të, Zeka qëllon shtyllën e Drenicës. Në minutën e 89-të Drenica ngushton humbjen në 1:2 me golin e Bejtës që e shfrytëzoi gabimin e portierit Ruxhi.
Ballkani realizon fitoren e dhjetë nga 13 ndeshjet e deritashme, një takim ka me pak të luajtur.
Ballkani udhëheq renditjen me 32 pikë, ka pesë pikë më shumë se kampioni në fuqi Drita, që zë vendin e dytë, ndërsa Drenica renditet në pozitën e pestë me 18 sosh.
Superliga e Kosovës
Llapi-Prishtina 0:2
Trepça '89-Besa 4:2
Drita-Feronikeli 1:1
Arbëria-Gjilani 1:0
Drenica-Ballkani 1:2
Tabela
1. Ballkani 13 10 2 1 37:16 32
2. Drita 12 8 3 1 19:8 27
3. Gjilani 13 6 5 2 10:6 23
4. Prishtina 13 6 3 4 18:10 21
5. Drenica 14 5 3 6 11:20 18
6. Arbëria 14 5 2 7 13:15 17
7. Trepça ’89 14 5 2 7 16:23 17
8. Feronikeli 13 7 4 15:13 16
9. Llapi 13 2 2 9 13:19 8
10. Besa 14 1 3 10 12:34 6
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani-Arbëria, Drenica-Llapi, Gjilani-Drita, Feronikeli-Trepça '89 dhe Besa-Prishtina.