Ballkani arriti të rrëmbej edhe tre pikët e rradhës duke mposhtur Drenicën në Skenderaj.
Skuadra nga Skenderaj nuk ishte në element sot dhe nuk arriti të krijonte shumë.
Pas ndeshjes për ArtSport u prononcua edhe trajneri i tyre, Bledar Devolli.
“Nuk shkuan gjërat mirë që nga unë i pari, i marrë unë përgjegjësit”
“Dua t’i uroj kundërshtarit fitoren, por ja dhuruam ne pasi që nuk na shënuan golat ata, por ia dhuruam ne”
“Vetëm 15 minutat e fundit kemi luajtur futboll, vumë në vështirësi Ballkanin dhe bëmë edhe gol”
“Unë i marrë përgjegjësit për këtë ndeshje, unë stërvisë çunat dhe unë jam përgjegjësi kur humbim, që nga fillimi kam thënë punë, përgjegjësi dhe disiplinë”- përfundoi Devolli, shkruan gazeta Olle.
Kjo ishte dhe humbja e dytë rradhazi për Drenicën që vazhdon të mbetet me 18 pikë në tabelë.