Ja sa do të mungojë ylli i kombëtares së Kosovës, Muriqi!
Vedat Muriqi do të jetë për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi i Kosovës që luan për Lazion u dëmtua në ndeshjen e të martës të italianëve kundër Zenitit që u fitua me rezultatin 3-1. Siç raportojnë mediet italiane, ai nuk do të jetë i gatshëm për të paktën 10 ditë.
Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së parë.
Edhe pse u transferua me shumë bujë në Seria A nga Fenerbahçe, karriera e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës nuk ka qenë në nivelin e pritur.