Arsenali ka njoftuar se do të rikthejë dy mijë tifozë në stadiumin "Emirates" për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Viennës më 3 dhjetor.
Kanë kaluar rreth nëntë muaj prej kur tifozët ishin të pranishëm në stadiumet angleze.
Klubi londienz njofton se mezi pret rikthimin e tifozëve, gjë të cilën e cilëson moment historik për klubin.
Krejt kjo do të bëhet në bazë të rregullave të fundit nga instuticionet shëndetësore në Britaninë e Madhe.
Shitja e biletave do të hapet të shtunën e 28 nëntorit nga ora 10:00.