E habitshme, trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Futboll

E habitshme, trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:29
E habitshme, trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Ai është një person, ndoshta një nga të paktët në botë, i cili ende nuk e di që Maradona ka vdekur. Askush nuk ka guximin t’i japë lajmin Carlos Bilardos, trajnerit kampion bote të Argjentinës në 1986, i cili tani është 82 vjeç dhe vuan nga ç’rregullimi mendor.

Bilardo nuk ishte vetëm trajneri i “Pibe de Oro”-s, por një lloj babai birësues, aq sa disa herë gjatë viteve ai tha se “Diego ishte djali që nuk e kishte kurrë”.

Një situatë surreale që të kujton atë të protagonistit të ‘Lamtumirë, Lenin!’, Një tifoz i komunizmit që bie në koma pak para rënies së murit të Berlinit dhe që askush nuk ka guximin të raportojë se vendi ka përfunduar në duart e kapitalistëve pas rizgjimit të tij.

“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur”, rrëfeu vëllai i Carlos, Jorge Bilardo në mikrofonat e “Radio Provincia”, sepse ai e donte atë si një djalë. Ish-trajneri i “Albiceleste”-s, jeton në një apartament në Buenos Aires ku kurohet nga disa infermiere, të cilave u është ndaluar ta lejojnë të shikojë televizor.

“Infermierja tashmë e dinte që nëse kjo do të ndodhte, televizioni duhej të ndalohej. Dhe kështu ndodhi. Carlos u tha që kablli i TV u prish”, tha Horge Bilardo.

Bilardo udhëhoqi Maradonën dhe përfaqësuesen argjentinase në tre Kupa Bote, nga viti 1982 deri në vitin1990, dhe e udhëhoqi ekipin në titullin e botës të 1986 dhe në një tjetër finale, atë që ata humbën në Itali, përsëri kundër Gjermanisë katër vjet më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat