Arsenal ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës.
‘Gunners’ në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve kanë mposhtur 0-3 Molden në udhëtim.
Të tri golat e fitores Arsenal i shënoi në pjesën e dytë.
Nicolas Pepe në minutën e 50’ shënoi për 0-1.
Në minutën e 55’, erdhi goli i dytë për Arsenalin, nëpërmjet Reiss Nelson.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Folarin Balogun, duke shënuar në minutën e 83’.
Pas kësaj fitore, Arsenal numëron 12 pikë, për t’u renditur në vendin e parë.