Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe sonte si mysafirë të skuadrës austriake Wolfsberger me rezultat 0:3.
Lirim Kastrati ka luajtur në këtë ndeshje për 90 minuta dhe ka treguar disa herë që di të jetë i rrezikshëm para portës kundërshtare
Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe në Austri sonte kundër skuadrës Wolfsberger.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0:0 ku skuadra vendase ishte shumë më e mirë.
Në pjesën e dytë skuadra kroate ishte dukshëm më e mirë dhe e dominoi skuadrën austriake.
Goli i parë për Dinamon erdhi në minutën 60-të ku shënoi Majer.
Dinamo do të shënonte golin e qetësisë në minutën e 75, kësaj radhe me partnerin në sulm të Kastratit, Petkoviq i cili u asistuar nga Ademi.
Goli i tretë për Dinamon erdhi në minutën e parë shtesë të takimit dhe atë e shënoi Ivanusec.