Futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona ka nisur udhëtimin e tij të fundit.
Autoritetet argjentinase morën arkivolin me trupin e të famshmit Maradona nga ndërtesa e Qeverisë në Buenos Aires, për varrim në varrezat të Bela Vista, në pjesën verilindore të kryeqytetit të Argjentinës.
Tifozët mund t'i bënin nderimet e fundit Diego deri në orën 16.00 pasdite me kohën lokale, por kjo u shndërrua në një kaos të përgjithshëm, pasi një numër i madh i tifozëve nuk mund të hynin në ndërtesën e Qeverisë dhe të kalonin pranë arkivolit të ekspozuar.
Familja e Maradonës kërkoi që ceremonia e varrimit të bëhej pa praninë e publikut, dhe gjithashtu autoritetet, të frikësuar nga mundësia e trazirave, vendosën të mos shpallnin kohën e saktë të varrimit.
Trupi i Diegos do të vendoset në një varr të përbashkët ku pushojnë prindërit e tij Dalma Salvadore Tota Franco dhe babai i tij Don Diego Chitoro Maradona!