AZ Alkmaar si vendas u nda baras (0:0) me Sociedadin, në ndeshjen e grupit F të Europa League në futboll.
Shqiptari Adnan Januzaj u paraqit 73 minuta për Siciedadin por dot që të kthehen me fitore nga Holanda.
Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, që dje vdiq në moshën 60-vjeçare.
AZ Alkmaar ndali një pikë të rëndësishme dhe që i jep mundësi reale që të luftojë për dy vendet e para.
Napoli kryeson me 9 pikë, pasojnë Sociedadi me 7, AZ Alkmaar 7 dhe Rijeka është në fund me 0 pikë.
Januzaj ka treguar lojë të mirë dhe me gjithë orvatje nuk arritën pikë të plota.