Është një person, ndoshta një nga të paktët në botë, i cili ende nuk e di që Maradona ka vdekur.
Askush nuk guxon t’i japë lajmin Carlos Bilardo, trajnerit kampion bote të Argjentinës në 1986, i cili tani është 82 vjeç dhe vuan nga çrregullime neurologjike.
Bilardo nuk ishte vetëm trajneri i Diego Armando Maradona, por një lloj babai birësues.
Ai disa herë gjatë viteve ai tha se “Diego ishte djali që nuk e kishte kurrë”.