Pas një dite trishtimi, homazhesh dhe kaosi, trupi i legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, ndodhet në varrezat private Jardin de Bella Vista, ku do të mbahet një ceremoni e ngushtë familjare.
Dhimbje e kaos, Argjentina po i jep lamtumirën mbretit të futbollit.
Gjatë kortezhit, tifozët vrapuan krahas makinës, duke bërtitur dhe duke qarë.
Ata duartrokitën derisa ai kalonte nga autostrada 25 de Mayo, të tjerët parkuan makinat e tyre vetëm për të dalë dhe për ta parë atë duke shkuar, i shoqëruar nga një numër i madh i policisë.
Duartrokitje dhe dhimbje pas fjalëve të priftit.