I jepet lamtumira e fundit legjendës Diego Maradona

Futboll

I jepet lamtumira e fundit legjendës Diego Maradona

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:28
Maradona

Në një ceremoni të mbyllur private, i është dhënë lamtumira e fundit legjendës së futbollit, Diego Maradonës.

Maradona, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në histori të futbollit, ndërroi jetë ditën e mërkurë, në shtëpinë e tij në Tigre, në Argjentinë.

Të enjten, trupi i tij i pajetë ishte vendosur në objektin e qeverisë, ku mijëra persona arritën t’i bëjnë nderimet e fundit idhullit të tyre.

Nga aty, trupi i tij u nis drejt varrezave në periferi të Bounes Aires, ku do të bëjë pushimin e përjetshëm.

Maradona u varros në varrezat ku vite më parë janë varrosur prindërit e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat