Portugezi menjëherë pas lajmit për vdekjen e Maradonës, bëri nderime në Instagramin e tij.
Por, pas ndeshjes së Ligës së Evropës, ku Tottenham mposhti Ludogorets, ai foli sërish për Maradonën.
“Sinqerisht, për Maradonën nuk do të më merr malli. Ishte Maradona që e njihnin të gjithë, dhe unë isha ndër të paktët që e njihja si Diego. Isha afër Diegos, i cili kishte një zemër të madhe”, deklaroi Mourinho.
“Ai më telefononte pas çdo humbje, ai më ngushëllonte duke më thënë: “Oh, mos harro se je më i miri në këtë botë”. Kjo është ajo që do të më mungoj më shumë”.
“Unë u thash sot lojtarëve të mi se kush ishte Diego”.