Renditja më e re e FIFA-së, Kosova mbetet në vendin e 117. Në kreun e renditjes, ende qëndron Belgjika, para Francës dhe Brazilit.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në renditjen e fundit të FIFA-s nuk ka shënuar lëvizje dhe qëndron në pozitën e 65-të. Kundërshtarët e Maqedonisë në Kampionatin Evropian, kanë shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s.
Holanda shënon ngritje për një vend, duke u ndaluar në vendin e 14-të, ndërsa Austria ka shënuar ngritje për 2 pozita, duke qëndruar në vendin e 23-të para Ukrainës në vendin e 24-të.
Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë shënon ngritje për 3 vende dhe qëndron në vendin e 64-të.