Ish-portieri i Juventusit, Stefano Takoni ka kujtuar Diego Armando Maradonën duke thënë se golat e pësuar prej tij do t’i mbajë mend gjatë gjithë jetës dhe e quan krenari diçka të tillë.
“Të pësoje gol nga Maradona ishte nder. Unë mendoj se kjo ishte një vdekje e kërkuar prej tij, sepse nga sot të gjithë do ta kujtojnë për gjithë jetën. Kur dikush vdes në moshën 100- vjeçare nuk e kujton askush.
Ai donte një jetë ndryshe nga të tjerët dhe sigurisht që e donte edhe këtë fund. Edhe mua do të më pëlqente të kujtohem kështu.
Të pësoje gol nga ai ishte diçka e bukur dhe do ta mbaj mend gjithmonë.
Unë prisja që të godiste Renika dhe nuk e mendoja që Maradona do të fliste me Peçin për ta pasuar dhe për të goditur ai më vonë. E kam takuar edhe në një ndeshje bamirësie dhe Diego ishte realisht Zot. Ne e kemi shijuar atë epokë sepse kishte pak televizione dhe media.
Te Juventusi? Nuk e di çfarë do të bënte nëse do të transferohej. Por ai e bëri Napolin të vetëm”, thotë Takoni.