Ballinat e gazetave botërore në lidhje me lamtumirën e Maradonës: Qaj për mua, Argjentinë!
Për të dytën ditë më radhë, ballinat e gazetave në gjithë botën, dhe jo vetëm atyre të sportit, i kushtohen Diego Maradonës.
Mradona bëri karrierë të madhe në Evropë, dhe kjo ka bërë që gazetat e këtyre vendeve të zënë ballinat e tyre me legjendën e futbollit argjentinas.
“Qaj për mua, Argjentinë”, është titulli i Mundo Deportivos, gazetës spanjolle.
Ndryshe nga gazetat në Evropë, ato në Argjentinë u morën edhe me përplasjet mes policisë dhe tifozëve, që përcolli ditën e homazheve që u bënë për Maradonën në Bounes Aires.