Rikuperohen Asani dhe Brown!

Futboll

Rikuperohen Asani dhe Brown!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:42
Rikuperohen Asani dhe Brown!

Partizani i plotë, rikuperohen Asani dhe Brown!

Kompletohet Partizani. Për ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Skënderbeut të dielën, Ilir Daja do ketë në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve, pasi sëfundmi janë rikuperuar nga dëmtimet respektive dhe kanë dalë në stërvitje edhe Jasir Asani dhe sulmuesi xhamajkan Brian Brown.

Ish-lojtari i Aik nuk ka qenë në dispozicion të Dajës që pas ndeshjes ndaj Kukësit ku pësoi një dëmtim muskular, ndërkohë që Brown u dëmtua në sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë, teksa u zëvendësua në minutën e 87-të, duke munguar në përballjet e kampionatit ndaj Laçit dhe Apolonisë.

Rikuperimet e Asanit dhe Brown vinë fill pas atyre të Brojës dhe Cordeiro Melos, me Dajën që për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut dhe derbin ndaj Tiranës do të ketë të plotë të gjithë grupin e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat