Werder Bremeni do ta zhvillojë sfidën e radhës në Bundesliga sonte përballë Wolfsburgut.
Ndeshja do të luhet nga ora 20:30, derisa është e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.
Milot Rashica, ylli i Kosovës është i gatshëm për ndeshjen e sotme.
Werder Bremeni e ka motivuar atë duke ia kujtuar dygolëshin nga ndeshja e edicionit të kaluar ndaj Wolfsburgut si mysafir.
"Skenat kur ne luajtëm së fundmi si mysafir i Wolfsburgut.
Milot Rashica me dygolësh na dha tre pikë të mëdha", ka shkruar Werder Bremeni në "Facebook".