Ish-kampioni i Premierligës me Manchester Cityn Joleon Lescott sot ka zyrtarizuar kalimin te klubi i ri.
Racing Murcia, klub që garon në ligën e tretë spanjolle, vendosi të forcohej me një emër të njohur, kështu që ata sollën Lescott në ekipin e tyre .
Mbrojtësi 37-vjeçar do të luajë në ndeshjen e Kupës së Spanjës kundër Levante në raundin e 16 më të mirave.
Lescott me Manchester City ka qenë kampion i Anglisë dy herë në tre vite, derisa ishe pa klub tash e tre vjet.
Murcia ambicioze synon të sjellë edhe Samuel Eto’o në ekip.
Lojtari më i njohur i kësaj skuadre është Matthias Pogba, vëllai i Paul Pogba.