Futbollistët dhanë maksimumin në vitet e 90-ta (1991-1999), jo vetëm futbollistët por të gjitha disiplinat sportive kontribuan për të mbajtur gjallë sportin në Republikën e Kosovës.
Fadil Rama i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë futbollist luftarak por u detyrua ta ndërpresë karrierën në vitin 1992 për shkak të një lëndimi.
Ai kontribuoi një vit si futbollist në Gjeneratën e Republikës, por fatkeqësisht lëndimi e detyroi të braktisë futbollin.
Ai si shumë sportistë të tjerë iu kundërvu regjimit serb dhe zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.
Rama asnjëherë nuk u dorëzua para kërcënimeve të milicisë serbe, por vazhdoi misionin e tij në shërbim të shtetit të Kosovës.
Rama sot ndihet krenar që futbolli dhe sporti në përgjithësi, garojnë me të reja dhe të rinj në rrafshin ndërkombëtar.