Tifozët kthehen në stadiume në shtetin e madh europian?
Në Francë kërkohet rikthimi i tifozëve në stadiume deri në 15 dhjetor.
Klubet e futbollit, volejbollit, regbisë dhe hendbollit u takuan me ministren e Sporteve Roksana Maraçineanu deklaroi se do t’ia paraqesë kërkesën Zhan Kaste.
“Është një kërkesë e bërë nga klubet dhe unë do t’ia dërgoj kryeministrit. Vendimi është në duart e tij. Unë do të transmetoj këtë mesazh dhe do të negocioj për zgjidhje sa më mirë të mundem”, u shpreh Maraçineanu.
Pavarësisht përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit në mbarë botën, në Francë klubet sportive këmbëngulinqë të kthehen gradualisht një pjesë e tifozëve.