Të mos mundësh të shkosh në varrimin e babait tënd, për më tepër, kur ai është një legjendë.
Djali i Diego Armando Maradonës, Diego Maradona Junior, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kështu nuk do të jetë prezent në ceremoninë e varrimit.
Kësisoj, ai përmes rrjetit social “Instagram” ka shkruar se do të dëshironte që këtë ditë ta kalonte ndryshe, por e gjen veten të mbyllur dhe në pamundësi për të qenë pjesë e kortezhit, për arsye tashmë të kohës.
“Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë. Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.
“Duajeni dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”, ka shkruar ai.