Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra shpartalloi Qipron me rezultatin 4-0. Skuadra e drejtuar sot Dritan Babamusta, pasi tekniku Armir Grima është infektuar me koronavirus, nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren ndaj rivaleve qipriote në “Loro Boriçi”.
Ndeshjen e zhbllokoi futbollistja e Mitrovicës, Suada Jashari, në minutën e 18-të.
Më pas ishte radha e dy futbollisteve të Vllaznisë, Megi Doçit dhe Lucie Gjinit, të realizonin në minutat 80 dhe 87.
Kishte kohë dhe për të shënuar golin e katërt për vajzat kuqezi. Sulmuesja e Karolinës së Veriut, Kristina Maksuti, realizoi në minutën e 92-të.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të femrave.
Pas 7 ndeshjesh, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë, me bilanc dy fitore dhe 5 humbje.