Michel Platini, legjenda e futbollit francez, vajton vdekjen e Diego Maradonës, por pranon se ai e priste atë.
Platini nuk u befasua nga lajmi i vdekjes së Maradonës për shkak të mënyrës së jetesës që kishte legjenda argjentinase.
“Ishte një humbje e madhe për futbollin, por pas gjithçkaje që ka ndodhur në vitet e fundit, sinqerisht e prisja këtë. Unë po përgatitesha për ditën kur do të dëgjoja lajmin e vdekjes së Maradonës në radio. Po prisja një lajm të keq”.
”E di që është e trishtuar, ky është një moment kur zemra juaj thyhet. Pastaj ka një ndjenjë nostalgjie. Unë nuk e fajësoj atë për gabimet e tij, njerëzit përreth tij kanë faj. Ata e përdorën atë dhe nuk e ndihmuan të rimëkëmbej. Më vjen për Diegon. Maradona ishte një futbollist i shkëlqyeshëm, një zot futbolli”, u shpreh Platini.
Argjentina ka shpallur tre ditë zi në vend.