Një nga trajnerët më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut, Qatip Osmani, merr timonin e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës.
Pas dorëheqjes së Bujar Islamit, Renova vendosi që të rikthejë në pozicionin e trajnerit strategun e njohur, i cili udhëhoqi këtë ekip në periudhën nga 2012 deri në vitin 2017.
Siç dihet, në karrierën e tij si trajner, 51-vjeçari ishte shefi i shtabit teknik të Shkendijës dhe Shkupit.
Osmani e pret sprovë e madhe në klubin e Renovës, e cila po lufton për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.