Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thuhet se do të mund të marrë drejtimin e skuadrës franceze Paris Saint-Germain në të adhmen.
Sipas ‘le10Sport’, italiani shihet si zëvendësues ideal i Thomas Tuchel, pasi që ky i fundit kritikoi drejtuesit parisien për transferimet verore.
Kjo ka bërë që marrdhënia e Tuchel me drejtorin e klubit Leonardo të fothet dhe zërat për largimin e tij sa vijnë e shtohen.
Pas rinovimit të Guardiolas me Manchester Cityn, tani Allegri shihet si synim kryesor në qoftë se shkarkohet gjermani.
Ndërkohë, PSG humbi ndeshjen e fundit ndaj Monacos në Ligue 1, ndërsa rrezikon edhe kualifikimin më tutje në Ligën e Kampionëve ku qëndron në vendin e dytë me pikë të barabarta me RB Leipzig.