Olympique Lyon me dorë të ashpër ndaj mesfushorit të shumëkërkuar në merkato Houssem Aouar.
Klubi francez ka pezulluar për ndeshjen e radhës Aouar pasi ky i fundit ka refuzuar të jetë i pranishëm në pjesën e fundit të përgatitjes fizike gjatë një seance stërvitore.
Ky pezullim mund të prishë raportet mes klubit dhe lojtarit dhe drejtuesit e Lyon me në krye presidentin Aoulas mund të vendosin ta shesin futbollistin.
Juventusi po tregon interes prej kohësh për mesfushorin me Aouar që tashmë mund të jetë më afër bardhezinjëve.