Një deklaratë tejet interesante ka ardhur nga Italia.
Ish-futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, Antonio Cabrini, ka lëshuar një deklaratë të çuditshme pas vdekjes së Maradonës..
Sipas “La Repubblica”, Cabrini, në një prononcim për “TV Ispina” ka thënë se Maradona po të luante për Juventusin, do të jetonte edhe më tutje.
Kjo deklaratë nuk u pritë fare mirë, sidomos në këto momente tejet të vështira, në veçanti në qytetin napoletan, që edhe më tutje po e vajtojnë idolin e tyre, që vdiq para dy dite, për shkak të një sulmi në zemër.
Megjithatë, ish-lojtari bianconer ka reaguar shpejtë, duke thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, por e kishte fjalën që atmosfera në qytetin e Torinos do të ishte ndryshe nësa ai dikur do ta djersinte fanellën “bardhë e zi”, teksa fare në fund ka kërkuar falje për secilin që është ofenduar.