Leonardo po bën gjithçka është e mundur që të bindë Massimiliano Allegri-n për të marrë vendin e Thomas Tuchel në stolin e PSg-së, por plani i drejtorit sportiv të francezëve mund të ishte prishur nga Manchester City.
Nuk është një sekret, në fakt, që bashkëjetesa mes Leonardo-s dhe Tuchel është shumë e komplikuar, pasi trajneri gjerman ka kritikuar publikisht menaxhimin e merkatos së PSG-së nga ana e brazilianit.
Siç ka bërë të ditur le10sport.com, në planet e ish-trajnerit të Inter-it dhe Milan-it është Massimiliano Allegri, njeriu ideal për të zëvendësuar ish-trajnerin e Borussia Dortmund.
Ish-trajneri i Juventus-it është akoma pa një skuadër, por situata mund të ishte ndryshe. Manchester City, para rinovimit të Pep Guardiola, ka menduar t’ia besonte skuadrën Massimiliano Allegri-t.
Tani, mundësia për ta parë Massimiliano Allegri-n në Paris është akoma e hapur.