Pas xhiros së 12 që u zhvillua në mesjavë, sot hapet java e 13 e Ligës së Parë në futboll, ku na presin dy ndeshje.
Në Grupin A, Drenasi është nikoqir i skuadrës së Istogut.
Mysafirët janë favoritë për të fituar këtë ballafaqim sepse synojnë Superligën, ndryshe nga Drenasi që do mbijetesën në këtë kategori.
Dueli tjetër i ditës luhet në Grupin B ku ballafaqohen dy ekipet që në vitet e fundit ishin pjesë e Superligës, KEK-u dhe Flamurtari.
Ballafaqimin në Drenas do ta drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora, i ndihmuar nga asistentët Visar Kupina e Lulëzim Statovci.
Ndërkohë, në Kastriot gjyqtar kryesor është Gramos Shala, me asistentë Taulant Ibërdemajn dhe Visar Kelmendin.
Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.
LIGA E PARË – SOT
GRUPI A
Drenasi – Istogu
GRUPI B
KEK-u – Flamurtari.