Locatelli e ka filluar karrierën te Milani dhe konsiderohej një talent i madh, por ‘Rossonerët’ nuk i besuan atij dhe e shitën te Sassuolo për 10 milionë euro.
22 vjeçari tregoi potencialin e tij në Sassuolo dhe tani është një anëtar i rregullt i ekipit kombëtar italian.
Pirlo po kërkon përforcime në mesfushë, dhe dëshira e tij e madhe është Locatelli, i cili vetë nuk e fsheh se ka dëshirë të madhe për të kaluar te Juventus.
Çmimi i lojtarit thuhet se mund të jetë një problem, me Sassuolon që vlerëson atë rreth 50 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër nuk është e gatshme të ofrojë më shumë se 30 milionë euro.