Njeriu që dha shumë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, prof. Dr.sci Asllan Vitaku, tani ne pension dhe kryetar i KH Trepça – femrat, kujton dy momente interesante në jetë, me Diego Armando Maradonën dhe Pelen.
Barcelona në vitin 1982 midis Beogradit e mposhti me 4:2 Cërvena Zvezda. Maradonën mund ta shikoni nga minuta 11.32 sekonda,si e trulloi portierin Stojanoviq.
Maradona dhe Pele
“Maradonën e pashë në Beograd kundër Cërvena Zvezdës në vitin 1982.
Ai i shënoj 2 gola në atë ndeshje, golin e parë pas kornerit me kokë, edhe pse Maradona ishte lojtari më i shkurt, gjersa golin e dytë e dha në mënyrë fantastike, sipas mendimit tim, ishte goli tij i dyti me radhë më i bukuri i të gjitha kohërave të futbollit botëror: topin e morë në mes të fushës, i kaloi 3 lojtarë të Zvezdës, kur u afrua në distancë 25 metra afër portës, portieri Stojanoviq doli gati te penalltia, e Maradona me LOB goditje e dha golin.
60.000 shikues ne stadiumin ‘Marakana’ në Beograd i aplauduan Golit të Maradonës.
Pellen e kam parë në Sarajevë, në vitin 1968, kur isha student i fakultetit teknologjikë.
Jam krenar që pata rastin t’i shoh këta 2 kolosë të futbollit botëror. Messin nuk e pashë "gjallë"”, thotë Dr.sci Asllan Vitaku.