Testimet e fundit kanë zbuluar dy raste pozitive me Covid 19 në klubin e St. Gallen.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja gjermane “Blick”, e cila raporton se njëri nga lojtarët e infektuar është pikërisht ylli i Kosovës, Betim Fazliji.
Ndeshja ndaj Zurichut, e planifikuar të mbahej këtë dielë është shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërkohë e gjithë skuadra është futur në karantinë.
Betim Fazliji, i lindur në Preshevë, bëri debutimin me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e nëntorit, ndërkohë më parë ka luajtur edhe për moshat e reja të Zvicrës.