Një alarm, që ka vënë në lëvizje policinë e Romës është ngritur pranë qendrës stërvitore të Romës.
Teksa po punohej për ndërtimin e një qendre stërvitore, krahë asaj ku stërviten lojtarët e Romës, janë gjetur rreth 20 bomba nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat nuk kishin shpërthyer.
Menjëherë sapo u pa diçka e tillë, u njoftua policia dhe u evakuua zona përreth.
Në vendin ku ndodheshin bombat mbërritën forcat ushtarake, të cilat i hoqën bombat nga vendi ku ndodheshin, në mënyrë që të mos rrezikonin jetët e njerëzve.