Prishtina vazhdon me fitore në elitën e futbollit të Kosovës.
Bardhekaltrit realizojnë fitoren e tretë radhazi dhe gjithnjë e më shumë përforcojnë hapin për kreun e tabelës. Prishtina triumfon me rezultat 2:0 ndaj Besës nga Peja.
Në minutën e 31-të, Endrit Krasniqi kalon në epërsi Prishtinën, ndërsa në atë të 66-tën futbollisti Leotrim Kryeziu thellon fitoren në 0:2. Prishtina ishte më e mirë dhe me plot meritë importon tre pikë nga fusha “Tahir Vokshi” në Brestovik.
Besa vazhdon me krizën e rezultateve dhe gjithnjë e më shumë po fundoset në tabelë.
Prishtina tani kalon në pozitën e tretë me 24 pikë, ndërsa Besa është (i dhjeti) në fund me 6 sosh.