Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është inkuadruar në fund të takimit në përballjen mes Sandhausenit dhe Aue.
Halimi u inkuadrua në minutën e 87-të të takimit në vend të bashkëlojtarit të tij, Nauber.
Takimi përfundoi me rezultat 1:4 për mysafirët e Aue të cilët e përmbysën rezultatin nga 1:0, në duelin e javës së nëntë në Bundesliga 2.
Me këtë humbje Besar Halimi dhe Sandhauseni ndodhen në pozitën e 15-të në Bundesliga 2.
Futbollisti nga Gjilani nuk ishte i ftuar në grumbullimin e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor, pasi që ka qenë i lënduar për një kohe.