Bayerni nga Munihu, kampion në fuqi, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Stuttgartit.
Bavarezët treguan lojë të mirë, përkundër kësaj hasën në vështirësi kundër Stuttgartit.
Coman (38'), Lewandowski (45+1'), Costa (87’) janë me të merituarit për fitoren e kampionit, ndërsa Coulibaly realizon (20') për vendasit.
Bayerni kryeson me 22 pikë, ka 11 pikë më shumë se Stuttgart që bien në vendin e dhjetë pas 9 jave në Bundesliga I.
Lewandowski udhëheq listën e shënuesve me 12 gola, ka dy me shumë se Haaland që zë pozitën e dytë.