Futbollisti i Shqipërisë U21 Indrit Tuci ka gjetur sërish golin.
Sulmuesi i Lokomotiva Zagrebit shënoi në ndeshjen e 13-të të kampionatit kroat kundër Goricës, ku luan futbollisti i Shqipërisë Albi Doka.
Ai barazoi në minutën e 50-të golin e lojtarit Kristian Lovriçit.
Ky është goli i dytë në harkun kohor të 4 ditëve për Indrit Tucin. Ai shënoi ndaj Hajduk Splitit, takim që përfundoi me fitoren e miqve 1:2.