Diego Armando Maradona ka lënë mbresa dhe dhimbje dhe te ish-kundërshtarët e tij.
Trajneri i Evertonit Carlo Ancelotti është prekur gjatë kohës që po mbahej një minutë heshtje në nder të ikonës së futbollit botëror përpara takimit me Leedsin.
Nga pamjet, ai shfaqet i përlotur nga vdekja e “Djalit të Artë”.
Ançeloti dhe Maradona janë përballur shpesh me njëri-tjetrin në vitet ’80-’90-të në sfidat mes Milanit dhe Napolit.