Sulmuesi shqiptar bëhet hero në Austri, i fiton ndeshjen skuadrës së tij!
Golin e ka gjetur dhe sulmuesi i Shqipërisë Bekim Balaj. 29-vjeçari zhbllokoi sfidën e skuadrës së tij Sturm Graz ndaj Tirolit, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit austriak.
Balaj erdhi nga stoli në minutën e 69-të dhe iu nevojitën 7 minuta për të shënuar.
Ky është goli i parë për Bekim Balajn në kampionatin austriak për këtë sezon, ndërsa ka shënuar 4 të tillë në Kupën e Austrisë.