Tri pikë të marra me tri gola të realizuar, trajneri i Interit Antonio Conte prezantohet përpara mikrofonave të “SKY Sport”, pas suksesit në fushën e Sasuolos:
Ndryshimi i Interit – “Nuk kam ndryshuar absolutisht asgjë.”
Sfida më e bukur e sezonit – “Jo, nuk jam dakord për këtë. Për rezultatin po, por herët e kaluara kemi bërë edhe mirë.
Çfarë nuk është e thjeshtë – “Nuk është asgjë e thjeshtë. Interi është një skuadër ku mezi pret të largojë negativitetin. Ne duhet të bëjmë mirë dhe të jemi hermetik, duke menduar vetëm për veten tonë dhe të punojmë. Unë kam qenë trajner i shumë ekipeve, por duke parë këtë këmbëngulje pavarësisht e bën të vështirë për lojtarin të japë më të mirën e tij. Por ata janë të mirë, ne jemi një grup i bashkuar dhe do të duhet të jemi të tillë deri në fund.”
Fjalët e drejtuesve – “Përgjegjësitë gjithmonë duhet të ndahen. Vetëm tre muaj kam thënë disa gjëra, nuk ka kaluar shumë. Për mirë ose për keq, ne duhet të jemi të bashkuar, kritikat nuk duhet të merren vetëm nga trajneri dhe lojtari. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe kompakt, kur anija është në një stuhi të gjithë duhet të jemi aty pa e lënë trajnerin ose një lojtar të fundoset.”, përfundon trajneri zikaltër Antonio Conte.