Futbolli shqiptar në zi.
Është ndarë nga jeta ditën e sotme, ish-arbitri korçar Fidai Pupa.
Lajmi është bërë publik nga kolegjiumi i arbitrave në Korçë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftoi vdekjen e ish-gjyqtarit Pupa.
Kujtojmë që Pupa ka drejtuar për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar.
Ai ka vendosur drejtësi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë së vitit 1972, të zhvilluar në Kavajës mes Besës së Vllaznisë.