Real Madridi është duke luajtur ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligas ndaj Alavesit ku është duke humbur momentalisht me rezultat 0-1.
Mysafirët dolën në avantazh në minutën e 5’ por ajo çka la përshtypje ishte kur futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, la fushën pas vetëm 28 minutave, i cili u zëvendësua nga Rodrygo.
Belgu nuk po mund të gjejë formën e tij që nga ardhja tek mbretërit për një shumë rreth 100 milionë euro, ai u rikthye nga një lëndim që pësoi më parë, por si duket problemet nuk kanë të ndalur për 29 vjeçarin.
Mbetet të shihet shkaku i lëndimit dhe ekzaminimet mjeksore të mëtutjeshme.