Arsenali duket se e ka humbur durimin me anësorin Nicolas Pepe, të cilin është i gatshëm ta shesë në janar.
Klubi nga Londra veriore ka vendosur ta nxjerrë në shitje Nicolas Pepen, sipas Daily Star.
Drejtuesit e Arsenalit besojnë se paguan shumë për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë dhe ai nuk e ka arsyetuar çmimin deri më tani.
Pepe nuk ia ka dalë të lërë gjurmë në Premierligë e aq më pak ta bindë trajnerin Mikel Arteta për një vendi titullari, pavarësisht bujës dhe çmimit të lartë që Arsenali e pagoi për të.
Ai nuk do të shitet për një çmim të lirë, megjithatë. Por Arsenali është i gatshëm ta huazojë atë në cilindo klub që pranon detyrimin për blerjen e tij.